Istogu në finale të plejofit

05 maj 2025 | 10:24

Istogu nuk ka lejuar befasi dhe është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Istogu në gjysmëfinale shënoi dy fitore ndaj Shqiponjës së Gjakovës. Fitoren e dytë, 43:31, e arriti të dielën pasdite në Gjakovë.

Që në nismë mysafiret realizuan seri të golave për të udhëhequr 10:2. Më pas istogaset mbajtën epërsi bindëse deri në fund të ndeshjes.

Me 14 gola, më efikasja tek Istogu ishte Suzana Ujkiq. Nëntë i realizoi Dijana Ujkiq e shtatë Nihed Limem.

Dhjetë gola për Shqiponjën i shënoi Alma Nivokazi. Gjashtë i kishte Rosa Silva Ghabrielly.

Ndeshjen e parë gjysmëfinale në Banjë, Istogu e kishte fituar 29:21.

Në finale të plejofit, Istogu përballet me Samadrexhën. Në ndeshjen e parë dhe ndeshjen e tretë eventuale, Istogu do të jetë vendas.

Istogu është kampion në fuqi, ndërsa një javë më parë e fitoi Kupën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në përpjekjen e…