Istogu triumfon kundër Vushtrrisë  

28 shkurt 2021 | 12:52

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu e mposhti Vushtrrinë me 33:19.

Pas pjesës së parë rezultat ishte 15:9 për istogaset. Esma Muratoviq u shqua me 10 gola kurse Pranvera Ferataj i realizoi 8. Te Vushtrria Lorena Matarova i kishte 6 gola, kurse Luljeta Sopjani 5. Istogu shkëputet në vendin e parë me 28 pikë.

I ka fituar 14 ndeshjet e deritashme. Vushtrria mbetet e dyta me 24 pikë. Në ndeshjet tjera fitore shënuan skuadrat favorite. Vëllaznimi fitoi ndaj KEK-ut, Kastrioti ndaj Vjosës, Shqiponja ndaj Dritës dhe Prishtina ndaj Jusuf Gërvallës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët politikë dhe ata të mbrojtjes së Izraelit pritet të…