Isufi: Shkojmë në zgjedhje për ta udhëhequr vendin, s’kemi ndryshuar mendim për Haradinajn president

22 dhjetor 2020 | 12:34

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka thënë se shkojnë në zgjedhje për të udhëhequr vendin.

Isufi në një konferencë për medie ka thënë se nuk kanë ndryshuar mendim për kreun e tyre, Ramush Haradinajn, si president vendi.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke e ditur që në 2021 do të ketë zgjedhje paraprakisht jemi përgatitur në të gjitha strukturat”.

“Është një situatë jo e lehtë për shkak të pandemisë dhe për këtë duhet të kemi kujdes si parti politike që të respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.

“Ne në këto zgjedhje do të dalim si AAK dhe shkojmë në zgjedhje për të udhëhequr vendin”, ka thënë Isufi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Memli Krasniqi nga PDK-ja do të marrë pjesë në takimin…