Isufi: S’patëm mjaft kohë për t’i nxjerrë krejt faktet

05 dhjetor 2017 | 10:16

Anëtari i Komisionit për Demarkacion, Florim Isufi, ka deklaruar se të gjeturat e reja kanë faktuar se Kosova ka humbur territor me marrëveshjen e vitit 2015 për demarkacionin me Malin e Zi.
“Sipas demilitimit të vitit 1945-46 i humb 8 mijë e 250 hektarë tokë do të thotë nëse ratifikohet marrëveshja ajo sipërfaqe edhe pse ka qenë e menaxhuar dhe monitoruar nga Kosova deri në vitin 1988 do të mbetet jashtë Kosovës”, ka thënë Isufi për “Dukagjini”.
Ai ka thënë se nuk kanë pasur mjaftueshëm kohë për gjetjen e të gjitha fakteve. “Qarqet e caktuara filluan të bënin presion mbi Komisionin që sa më shpejt të del me gjeturat dhe atëher neve na u ndërpre puna në terren, puna në institucione të ndryshme, puna që kishim planifikuar të vizitonim institucione të ndryshme ndërkombëtare “Nëse kishim punuar më gjatë kishim pasur shumë më shumë të dhëna sepse filluam me gjetë burimin e të dhënave të vyeshme”, ka theksuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të këtij viti, qeveria shpërndau 61 ekskavatorë të…