Itali: 636 të vdekur brenda një dite nga koronavirusi

06 prill 2020 | 19:45

Italia ka regjistruar të hënën 636 vdekje të reja, apo rreth 100 më shumë sesa një ditë më parë, ka thënë Agjencia për Mbrojtje Civile, ndonëse numri i rasteve të reja me koronavirusin e ri ka rënë dukshëm.

Numri total i të vdekurve në këtë shtet nga virusi ka arritur në 16,523, çka përbën shifrën më të lartë në botë.

Numri i rasteve të reja të infektuara me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi është rritur për 3,599 apo 132,547, në total, ndonëse kjo është shifra më e ulët për të cilën është raportuar nga 17 marsi.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara janë kthyer në epiqendër të përhapjes së kësaj sëmundjeje, pasi është raportuar për 338,995 persona të infektuar dhe 9,683 të vdekur.

Spanja është vendi i dytë i prekur më së keqi nga koronavirusi, pasi në këtë shtet është raportuar për 135,032 persona të infektuar dhe 13,169 të vdekur./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se…