Italia dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë në të ardhura

22 qershor 2021 | 17:47

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në vizitë zyrtare në Prishtinë, homologun e saj italian, Luigi Di Maio, me të cilin patën edhe deklarim para mediave.

Duke e falënderuar për vizitën në Republikën e Kosovës, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje të thellë për qeverinë dhe qytetarët italian, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar Kosovës përgjatë fazave të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi si dhe në sektorë të ndryshëm zhvillimor.

Nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Luigi Di Maio, ka rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për agjendën evropiane të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Takimi zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë u përmbyll me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes të dyja vendeve për “Eliminimin e tatimit të dyfishtë sa i përket tatimit në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies”, e nënshkruar nga ministri Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati si dhe nga ana tjetër nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Nikola Orlando.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrëfime nga i burgosuri e i mbijetuari i masakrës në…