 
                    Italia jashtë Botërorit “Rusi 2018”
                31 dhjetor 2017
                |  16:30
            
        Italia jashtë botërorit. Kishte ndodhur 60 vite më parë dhe u përsërit sërish këtë herë.
Pasi e mbylli edicionin e grupeve në vendin e dytë, pas Spanjës, Italia e Venturës u përball në “play-off” me Suedinë, ku humbi me rezultatin e përgjithshëm 1-0 dhe mbeti sërish jashtë kompeticionit sportiv më të rëndësishëm të globit. Eliminimi i Italisë ishte një dramë për vendin, ndërsa fajtor kryesor u cilësuar ish trajneri Ventura, që edhe u shkarkua vetëm pak ditë më pas.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        