Italia kërkon nga Britania të strehojë 141 emigrantë të shpëtuar

13 gusht 2018 | 12:48

Ministri italian i Transportit, Danilo Tonielli, ka thënë se Britania duhet të pranojë 141 emigrantë të shpëtuar nga një anije që lundron nën flamurin e territorit britanik të Gjibraltarit, transmeton “AP|.

Italia vazhdon të refuzojë ankorimin e anijeve që drejtohen nga grupe humanitare, andaj Tonielli ka thënë të hënën përmes një postimi në “Twitter” se, Britania duhet të marrë përgjegjësinë për emigrantët në anijen “Aquarius”, që drejtohet nga grupe humanitare franceze.

Tonielli ka thënë se shpëtimi është koordinuar nga rojet e bregdetit të Libisë dhe se anija tani gjendet në ujërat e Maltës.

Grupet franceze, “SOS Mediterranee” dhe Mjekët pa Kufij u kanë bërë thirrje kombeve evropiane për të identifikuar një port të sigurt, ashtu që 141 emigrantët e shpëtuar në dy operacione të premten të vendosen në ndonjë shtet.

Shumica e emigrantëve janë nga Somalia dhe Eritrea, duke përfshirë 67 të mitur pa shoqërimin e askujt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shtetëror i Maturës i ka bërë të gjitha përgatitjet…