Italia shkurton numrin e deputetëve dhe të senatorëve

09 tetor 2019 | 13:46

Me 553 vota pro, 14 kundër dhe 2 abstenime, parlamenti italian ka miratuar zvogëlimin e numrit të përfaqësuesve në të dy dhomat e parlamentit me më shumë se një të tretën.

Dhoma e Ulët ka miratuar ligjin për të ulur numrin e deputetëve nga 630 në 400 dhe të senatorëve nga 315 në 200.

Kjo reformë ishte një ndër premtimet kryesore të lëvizjes populiste 5 Yjet, partia kryesore e qeverisë italiane.

Ata thonë se kjo lëvizje do të bëjë që të kursehen nga buxheti i shtetit italian miliona euro në rroga dhe shpenzime të ndryshme.

Ndërsa kritikët thonë se lëvizja do të dobësojë demokracinë dhe rrisë influencën e lobistëve.

“U kry! Premtimi u mbajt”, tha Lëvizja 5 Yjet në një postim në rrjetet sociale pa votimit të martën. Partia tha se vetëm me këtë lëvizje do të kursehen 1 miliard euro në 10 vitet e ardhshme.

Kryeministri Giuseppe Conte e ka konsideruar vendimin si një ditë historike për vendin, ndërsa kreu i 5 Yjeve, Luigi Di Maio, ka deklaruar se kjo është hera e parë që ligjvënësit votojnë për të ulur numrin e tyre në parlament.

Sipas përllogaritjeve, kostoja e një deputeti në buxhet përllogaritet në 230 000 dollarë, ndërsa një senator 249 600 dollarë. Ligji pritet të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2023.

Qeveria italiane synon që me uljen e numrit të parlamentarëve të kursejë 300 mijë euro në ditë. Shpenzimet e Parlamentit italian në një vit arrijnë në 1.5 miliardë euro.

Pas në miratimit të tij, deputetët e senatorë 5 Yje mbajtën një manifestim demonstrues para selisë së parlamentit ku shfaqej një pankartë gjigante me poltrone që simbolikisht u pre me gërshërë nga lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak minutash ka filluar takimi në mes të presidentit…