Italianët dominojnë provat e lira në pistën Phillip Island

26 tetor 2018 | 15:27

Surpriza në provat e lira të zhvilluara sot në pistën australian të Phillip Island, të vlefshme për Botërorin e Moto GP.

Piloti italian Andrea Iannone me Suzuki ka qenë më i shpejti në pistë, duke dhënë kohën 1’29”131, duke lënë pas patriotin e tij me Ducati Pramac, Danilo Petrucci. Dy emra surprizë, ndërkohë që i treti u klasifikua spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales e pas tij Andrea Dovizioso me Ducatin zyrtar.

Vetëm i shtati Marc Marquez me Honda, kampioni i saposhpallur i botës për vitin 2018, që nuk aq i shpejtë sa pritej, ndërsa Valentino Rossi me Yamaha u klasifikua në vendin 10-të. Probleme për britanikun Cal Crutchlow, që u rrëzua gjatë provave të lira dhe pësoi dëmtime të rënda, përfshi edhe disa fraktura. Ai u dërgua në spital, por sezoni i tij është i mbyllur, pasi rikuperimi kërkon të paktën 1 muaj kohë. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, përfundon llogaritja verore…