Të dielën ndryshon ora, nis llogaritja dimërore e kohës

26 tetor 2018 | 15:24

Natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, përfundon llogaritja verore e kohës, duke kthyer akrepat pas për një orë, kur fillon periudha e llogaritjes dimërore të kohës.

Më 28 tetor, kur akrepat shënojnë orën tre, ato duhet kthyer pas për një orë për të treguar orën dy.

Me këtë llogaritje do të vazhdojë edhe këtë vit matja e kohës deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit 2019, kur rikthehet ora verore.

Bashkimi Evropian këtë viti ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019.

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur të premten në…