Kryetari i veteranëve të luftës në Kamenicë pas vizitës në Hagë: Liderët e UÇK-së i gjeta të fortë
Milaim Limoni, kryetar i Veteranëve të UÇK-së në Komunën e Kamenicës, ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” se ka përfunduar vizitat në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ka takuar krerët e UÇK-së.
Ai ka bërë me dije se vizitat janë realizuar më 23, 24 dhe 25 nëntor, ndërsa ka shprehur kënaqësinë që i ka gjetur mirë me shëndet dhe të fortë në qëndrimin e tyre.
“Më gëzoi pa masë fakti që i gjeta mirë me shëndet, të fortë dhe të palëkundur, si gjithmonë. Qëndresa, dinjiteti dhe forca e tyre janë frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Limoni.
Limoni ka veçuar vizitën e sotme te shoku i tij, “Cali”, duke thënë se qëndrimi i tij e ka emocionuar dhe i ka rikujtuar forcën dhe dinjitetin me të cilin e ka njohur gjithmonë.
“Tri orë që kaluam së bashku m’u dukën si tre minuta”, ka shkruar Limoni.
Në fund të postimit, ai ka shprehur respekt dhe krenari për krerët e UÇK-së, me mesazhin: “Liri për çlirimtarët!”.



