Real Madridi rrezikon ta humbasë Nico Pazin, tre gjigantë anglezë në pritje
25 nëntor 2026
| 13:42
Real Madridi mund të heqë dorë nga rikthimi i Nico Pazit, pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera të argjentinasit te Como.
Mesfushori 22-vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon me gjashtë gola dhe tetë asistime në 16 ndeshje, duke u shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Cesc Fabregas.
Madrilenët kanë mundësinë ta rikthejnë për 80 milionë euro në verën e vitit 2027, por konkurrenca me Arda Gulerin dhe Jude Bellinghamin mund ta pengojë këtë lëvizje.
Ndërkohë, Tottenhami, Liverpooli dhe Arsenali po e ndjekin nga afër situatën e tij dhe janë të gatshëm ta shqyrtojnë transferimin nëse lojtari bëhet i disponueshëm.



