Napoli dhe Tottenhami në garë për Joao Felix

25 nëntor 2026 | 13:39

Jo Barcelona, por dy klube të tjera evropiane po interesohen për Joao Felix.

Napoli dhe Tottenhami po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të sulmuesit portugez, i cili dëshiron të rikthehet në futbollin evropian.

Megjithatë, Al Nassr kërkon rreth 45 milionë euro për ta lejuar largimin e tij.

Felix këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 11 ndeshje. Edhe pse dëshira e tij është rikthimi te Barcelona, klubi katalunas ende nuk ka bërë hapa konkretë.

Ndërkohë, Al Nassr po planifikon t’ia vazhdojë kontratën deri në vitin 2029, duke e vështirësuar largimin e portugezit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling, është dënuar me…