Projekte që s’u realizuan paraqiten si suksese të Qeverisë Kurti 2 në energjetikë

25 nëntor 2026 | 13:17

Projekte të papërfunduara, punimet për të cilat ende s’kanë nisur, e të tjera të cilat kanë dështuar të përfundojnë në kohë, janë përfshirë në një raport të Qeverisë së Kosovës që sipas saj pasqyron të arriturat e Qeverisë Kurti 2.

Për shembull, Projekti për ndërtimin e sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë elektrike në Kosovë është shtyrë për vitin 2029, ndonëse fillimisht ishte planifikuar që të funksionalizohej në gusht të vitit 2028.

Procedurat e prokurimit ende nuk kanë përfunduar dhe aktualisht janë duke u vlerësuar ofertat e dy kompanive amerikane.

Njësia B1 e Korporatës Energjetike, investim i Bashkimit Evropian, s’ka përfunduar në afatet e paracaktuara – andaj për rrjedhojë pritet rritja e importit të energjisë elektrike gjatë dimrit,.

Parku solar i KEK-ut, mbetet projekt i papërfunduar, njëjtë sikurse ankandi solar.

E papërfunduar dhe në fazë vlerësimi është edhe ankandi i erës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar tri…