Ivanka Trump del kundër babait të saj, dëshiron të jetë e pranishme te ceremonia e Joe Biden-it

13 janar 2021 | 01:25

Trump mesa duket ka humbur edhe peshën e fjalës brenda familjes së tij. Në një kohë kur vet presidenti është shprehur se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në inaugurimin e Biden, president vajza e tij, Ivanka Trump, njëkohësisht këshilltare e Trump në shtëpinë e Bardhë, shprehu dëshirën të jetë e pranishme.

Këtë e bën me qëllim për të shpëtuar aspiratat e saj në politikë, sikurse u justifikua, por diçka e tillë e ka zemëruar të atin.

Sipas dëshmitarëve, Trump, e konsideroi këtë një ofendim nga ana e së bijës, duke i thënë se pjesëmarrja e saj në ceremoni do t’i kushtonte mijëra vota dhe do përbente vendimin më të keq të jetës së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej kohësh, Tayna ka paralajmëruar disa bashkëpunime me artistë të…