Ivanoviqi kishte paralajmëruar rrezikun: Në veri serbët po frikësohen nga serbët

16 janar 2018 | 11:20

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq, i cili është vrarë sot, kishte akuzuar ashpër Beogradin për mbështetjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 22 tetorit të vitit të kaluar në Kosovë.

Ai madje kishte thënë se në pjesën veriore ka ardhur koha kur serbët po frikësohen nga serbët e jo nga shqiptarët.

“Ne kemi një situatë që njerëzit serbë po përpiqen të ngrenë zëra të frikës, dhe ne po punojmë që ta parandalojmë këtë. Ky nuk është një proces normal zgjedhor”, kishte thënë Ivanoviqi për “Danas”.

“Është për të ardhur keq që ne kemi një raport të tillë nga institucionet serbe, të cilat në mënyrë antikushtetuese mbështesin vetëm një parti. Kjo është absolutisht e paligjshme dhe çnjerëzore, dhe prodhon pasoja ekstreme”, kishte thënë ai.

Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut beson se KFOR-i dhe EULEX-i do të parandalojnë ndonjë incident të mundshëm, që do të bëhej në përkrahje të Listës Serbe.

“Publiku po krijon një perceptim të pabazuar për Listën Serbe, e cila fokusohet vetëm te presioni dhe dinakëria”, kishte shtuar Ivanoviqi.

“Kjo është diçka që ma herët nuk e kemi parë. Serbët po frikohen më shumë nga serbët, sesa nga shqiptarët në vitin 1999, 2004 dhe 2008”, kishte deklaruar Oliver Ivanoviq.

Ai në garën për Mitrovicën e Veriut, në zgjedhjet e kaluara, ka qenë përballë Goran Rakiqit të Listës Serbe. (Express)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia është duke përgatitur një plan sekret për trazira në…