Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen amerikane në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës

15 nëntor 2026 | 11:49

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, u vlerësua historia, profesionalizmi dhe përkushtimi i Marinsave Amerikanë, si dhe miqësia dhe partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për themelimin e Asociacionit…