‘Ivanoviqi mendjemprehtë, Blinkeni naiv’, Abdixhiku ia përmend Kurtit deklaratat çuditshme

02 qershor 2023 | 13:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës ka pasur kritika të ashpra në adresë të kryeministrit Albin Kurti.

Ai ia ka përmendur Kurtit deklaratat, ku Oliver Ivanoviqin e kishte vlerësuar si  mendjemprehtë, ndërsa sekretarin amerikan, Antony Blinken si naiv.

“Sipas këtij kryeministri Oliver Ivanoviq është mendjemprehtë, ndërsa sekretari amerikan i shtetit naiv”, ka thënë Abdixhiku.

Më tutje,  ka thënë se dallimi në mes të Kurtit dhe LDK-së është substancial.

“Për të koordinimi me miqtë tanë ndërkombëtar është poshtërim. Del këtë e na thotë neve a me koordinim a pa koordinim. Ndërsa për neve koordinimi me miq është strategjik. Me ata që t’u kanë gjind në momentet ma të vështira. Me ata që i përballin ato shkonja ‘Z’, me ta bashkë duhet ta shtrijmë sovranitetin”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e enjte) do të zhvillohet ndeshja e parë finale…