
Izmaku i kundërpërgjigjet LV-së: Edhepse kemi tre deputetë, ne ua ofruam dorën e bashkëpunimit
15 gusht 2025
| 14:42
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pavarësisht se kanë tre deputetë brenda Kuvendit, ky subjekt politik ia ka ofruar dorën e bashkëpunimit me LV-së për zgjidhjen e ngërçit politik.
Ajo ka thënë se Famir Limaj është lider i përshtatshëm për kryeparlamentar.
“Votë do të kemi në Kuvend, por për apo kundër nuk kemi ende pozicion. Ne do t’i bindemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Që ne do të kemi votë brenda Kuvendit e si do të jetë ajo votë do të shohim në bazë të rrethanave nëse do të kemi një marrëveshje të re politike që do të shkoj në atë drejtim”, ka thënë Izmaku për “RTV21”.