Izmaku: Kryeparlamentari s’është çështje emërimi – me Kurtin jam takuar disa herë

02 qershor 2025 | 21:07

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha zgjedhja e kryeparlamentarit “nuk është çështje emërimi”.

Ajo tha në Frontal në T7 se kët1% “e ka Kuvendi në dorë”.

“E drejta kushtetuese ta jep propozimin, por zgjedhjen e ka Kuvendi në dorë. Nuk është çështje emërimi. Me qenë shumë e lehtë kish me qenë me e emëru”, tha ajo.

Lidhur me negociatat me LVV-në, Izmaku tha se “pozicionet nuk kanë ndryshuar”.

“Nisma është e gatshme me e ndihmu vendin që të dalë nga kriza. Pra, ka të bëjë vetëm me interesin e vendit”, tha ajo.

Izmaku tha se ajo është takuar “disa herë” me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, me të cilin tha se nuk njihen vetëm nga politika.

“Unë Albin Kurtin e njoh edhe prej disa proceseve që kanë pasur të bëjnë lidhur me letërsinë, jo vetëm nga politika. Kështu që raportet e mia kanë qenë korrekte”, tha deputetja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku tha se “Kosova ka nevojë…