
Izmaku takon gratë vushtrriase: Bashkë, me zemër dhe me vepra, do ta bëjmë Vushtrrinë qytetin që e meritojmë!
Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, ka takuar gratë vushtrriase. Izmaku ka falënderuar gratë për pjesëmarrje masive.
Të dashura gra dhe vajza💕
Faleminderit nga zemra për pjesëmarrjen tuaj të madhe e të fuqishme në mbrëmjen e sontme.
Ky takim ishte dëshmi e qartë se kur gratë dhe vajzat e Vushtrrisë bashkohen, sjellin forcë, shpresë dhe ndryshim.
Ju treguat se zëri juaj është vendimtar, se energjia juaj është ajo që e gjallëron Vushtrrinë, dhe se bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për familjet tona, për gjithë qytetin.
Unë jam e bindur se fuqia e grave dhe vajzave është çelësi i zhvillimit, ndaj do të jem gjithmonë përkrah jush, duke punuar për mundësi të barabarta, kushte më të mira jetese, arsim, siguri dhe punësim.
Ky është vetëm fillimi i rrugës sonë të përbashkët. Bashkë, me zemër dhe me vepra, do ta bëjmë Vushtrrinë qytetin që e meritojmë!
Xheva për Vushtrrinë!
#XhevaPërVushtrrinë186 #NismaSocialdemokrate