Izmi Zeka: Pragmatizmi i PDK-së, panik për të tjerët

07 gusht 2019 | 11:53

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, aktualisht zëvendësministër i Brendshëm, Izmi Zeka, ka thënë se pse gjithë kjo panik te partitë tjera kur përmendët PDK-ja apo Kadri Veseli.

“Unë e kam të qartë por se kuptoj logjikën shterpe të partive që tani u ka ra ndërmend se Kosova kishte një të kaluar të ndritshme por edhe një luftë çlirimtare. PDK-ja ka ruajtur kohezioni politik e kombëtar dhe nga ky sens qasja jonë ishte dhe mbetët për një shtet ligjor, pa korrupsion dhe drejt integrimeve evropiane. Amerika si shtet mik i yni dhe i shqiptarëve në përgjithësi është pa alternativë edhe në proceset e mëtutjeshme. Garës askush nuk duhet t’i frikësohet as edhe kur humbjen e sheh pran”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se PDK-ja ka histori shtetëror dhe si e tillë edhe në këto zgjedhje do të legjitimohet si parti e cila bëri historinë e Kosovës por edhe zhvillimin e saj.

“PDK-ja formësimin e shtetit e sheh si rrugëtim të saj historik. Këtu është dallimi nga të tjerët. Motoja Dekada e Re e promovuar nga Kryetari Veseli është platformë me te cilën ka filluar ndryshimi i mendësisë zhvillimore dhe në vete ngërthen edhe nevojën për ndryshime sipas lëvizjeve politike sipas nevojave shtetërore dhe shoqërore. Shteti është evolutiv që nënkupton kon centrim i vizionit politik dhe strategjik në dimensione të ndryshme dhe kjo jep një energji pozitive për PDK-në. Pra ne hyjmë në këto zgjedhje si fitues dhe perspektivë e një vizioni të ri për shtetin e Kosovës. Ne si PDK nuk kemi rrugë të tjera apo alternativa të tjera sa i përket shtetit të Kosovës, zhvillimit të tij, luftimit të korrupsionit, hapjen e vendeve të punës me një fjalë Kosovën të integruar në Evropën demokratike”, ka thënë Zeka.

“Për ne nuk ka zëvendësim miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka zëvendësim e kaluara e jonë e lavdishme. Nuk ka zëvendësim qytetari dhe mirëqenia e tij. Nuk ka zëvendësim ideja e politik bërjes në koherencë me interesat nacionale. Të gjitha këto tani janë mishërim i të djeshmes dhe të ardhmes së Kosovës. Të tjerët vetëm bëjnë sehir dhe presin mos po u sjell “zoti” ndonjë dhuratë nga qielli. Sikur dje me Hashim Thaçin që ëndrrat u bënë realitet sot me Kadri Veselin do të jemi vullneti i qytetarëve të Kosovës. Ju merruni me neve kurse ne merremi me Kosovën dhe jetën e saj”, ka deklaruar Zeka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm 2 ditë pas njoftimit të Rexhep Taip Erdogan se…