Izmir Zeqiri thotë se nuk ishte i informuar për vizitën e Kurtit në Zubin Potok

03 prill 2024 | 15:13

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se nuk ka qenë fare i informuar për vizitën e kryeministrit Albin Kurti tek pllaka përkujtimore e Enver Zymerit.

Në një deklaratë për “Tëvë1”, Zeqiri ka thënë se nuk ka marrë pjesë në këtë përkujtim, pasi nuk e ka ditur agjendën e Kurtit dhe nuk ka pas informata vizitës së tij.

“Nuk kam qenë i informuar prej kryeministrit as dikujt tjetër kështu që nuk kam qenë as prezent se nuk kam ditë as agjendën e qeverisë, në këtë rast as kryeministrit a do të vizitoj a s’do të mitizoj, nuk kam qenë fare i informuar, kjo është ajo çka mund të them”, ka thënë Zeqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ) të Republikës së Maqedonisë…