Izrael: Mbi gjysmë milioni persona kanë marrë dozën e katërt të vaksinës

14 janar 2022 | 17:21

Më shumë se 500 mijë persona në Izrael kanë marrë dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet.

Izraeli ka nisur dhënien e dozave përforcuese për personat më të cenueshëm ndaj këtij virusi, në muajin e kaluar, dhe më vonë ka përfshirë në këtë kategori edhe të gjithë personat mbi 60 vjeç.

Autoritetet shpresojnë se dozat përforcuese do të ndalin valën e infektimeve të nxitura nga varianti Omicron.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se Izraeli ka 250 mijë raste aktive me koronavirus.

Mirëpo, vetëm 317 persona janë shumë të sëmurë.

Një punonjëse shëndetësore në Izrael bën gati vaksinën kundër koronavirusit.

“Fushata e fundit e vaksinimit ka shënuar një moment historik”, ka thënë kryeministri izraelit, Naftali Bennett, përmes një deklarate.

“Faleminderit gjysmë milioni izraelitëve që kanë marrë dozën e katërt të vaksinës dhe kështu na kanë ndihmuar të gjithëve që të jemi më të sigurt”.

Izraeli ka qenë një prej shteteve të para që ka nisur fushatën e vaksinimit vitin e kaluar, përfshirë edhe dhënien e dozës së tretë të vaksinës.

Gati gjysma e popullsisë ka marrë të paktën një dozë përforcuese.

Prej shpërthimit të pandemisë, ky shtet me gati 9.5 milionë banorë ka regjistruar 8 298 vdekje me koronavirus. /Rel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me…