Suspendohet nga detyra ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Ferizajt

14 janar 2022 | 17:17

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, Halit Gërbeshi, është suspenduar nga puna.

Largimi nga puna vjen pasi Gërbeshit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pasi ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës informon opinionin se pas njoftimit për ndalimin e dr. Halit Gërbeshit u.d. drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj prej 48-orësh nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i njëjti është larguar përkohësisht nga puna, konform legjislacionit në fuqi. Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të Spitalit në Ferizaj do t’i kryejë drejtori mjekësor i spitalit”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka reaguar në…