Izraeli do të furnizojë Ukrainën me mburoja të blinduara

22 prill 02:21

Izraeli do të furnizojë pajisje mbrojtëse – helmeta dhe mburoja të blinduara – për shpëtimin dhe shërbimet humanitare të Ukrainës.

Kjo, si pjesë e ndihmës humanitare për vendin në përballjen me pushtimin rus.

Lajmin e bëri të ditur botimi izraelit në gjuhën ruse “Vesti”.

“Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Izraeli do të furnizojë palën ukrainase me helmeta dhe mburoja të blinduara. Qindra komplete mbrojtëse janë të destinuara ekskluzivisht për shërbimet e shpëtimit dhe strukturat e tjera civile të Ukrainës”, shkruan gazeta hebreje.

Sipas saj, vendimi për fillimin e dërgesave u dakordësua në nivelin më të lartë dhe mbeti sekret për disa javë.

Botimi gjithashtu vë në dukje se Izraeli aktualisht po studion anën teknike të çështjes.

Pra, mënyrat për të ofruar komplete mbrojtëse dhe mekanizmin për transferimin e tyre në destinacion.

“Transferimi i kompleteve mbrojtëse në Ukrainë konsiderohet në Izrael si pjesë e ndihmës humanitare, së bashku me hapjen e një spitali fushor izraelit në rajonin e Lviv, furnizimin me ushqime dhe ilaçe dhe pritjen e të riatdhesuarve – refugjatëve nga zonat e luftës”, thekson artikulli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen…