Izraeli falënderon SHBA-në për veton ndaj rezolutës së armëpushimit

08 dhjetor 2023 | 23:56

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, ka falënderuar SHBA-në dhe Joe Biden për veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Në një postim në rrjetet sociale, Erdan vlerësoi presidentin amerikan për “qëndrimin e vendosur pranë nesh” dhe për shfaqjen e “lidershipit dhe vlerave”, duke shtuar:

Në këtë festë Hanukkah, pak nga drita shpërndau shumë errësirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se nga familjarët e Liridona…