Izraeli ka kryer sulme ajrore afër Damaskut

09 janar 2018 | 11:19

Armata e Sirisë ka bërë me dije se Izraeli sot herët në mëngjes i ka sulmuar dhe dëmtuar “caqet ushtarake në territorin e Sirisë, afër kryeqytetit Damask, me sulme ajrore dhe raketa tokë-tokë.

Në kumtesën e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, “SANA”, komanda e ushtrisë së Sirisë tha se mbrojtja ajrore siriane e ka goditur një aeroplan izraelit. Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ushtria e Sirisë ka theksuar se mbrojtja kundërajrore e saj i ka interceptuar disa raketa të lansuara nga territori izraelit.

Nuk ka pasur komente të menjëhersme nga Izraeli për pretendimet e ushtrisë së Sirisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari special amerikan, Robert Mueller, ka informuar Shtëpinë e Bardhë,…