Izraeli publikon pamje të reja nga tuneli i Hamasit poshtë spitalit

23 nëntor 2023 | 08:45

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka zbuluar pjesë tjera siç pretendojnë ata, të rrjetit të tuneleve të Hamasit nën spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë publikuar videot dhe fotografitë, ku shihen hyrjet shtesë në tunele si dhe hapësirat nëntokësore dhe strehimoret, transmeton Telegrafi.

IDF dyshon se nën spitalin më të madh në Rripin e Gazës, gjendet qendra komanduese e Hamasit që shtrihet deri te ndërtesa në afërsi të Al-Shifas.

Disa ditë më parë gjatë një operacioni kontrovers në spital, ushtria izraelite një “bosht” që çon në një pjesë të tunelit ku pas 50 metrash çon të dera që është rezistente ndaj shpërthimeve.

Madje thanë se pas kësaj dere gjendet një dhomë e pajisur me sistem të klimatizimit, tualet dhe boshte  të tjera.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, ka thënë se rezultatet e hetimeve treguan se tunelet janë dëshmi të veprimit të Hamasit nën spital.

Ky spital sipas izraelitëve po përdoret qëllimshëm si depo municioni e Hamasit dhe qendër komanduese.

Në anën tjetër Hamasi mohon këto pretendime duke thënë se nuk po i shfrytëzojnë civilët si mburojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi, i ftuar në ATV, ka thënë se…