Gashi ofron shpërblim 20 mijë euro për atë që ia sjell raportin e Williamsonit

23 nëntor 2023 | 08:39

Avokati Tomë Gashi, i ftuar në ATV, ka thënë se nuk e ka asnjë pishman që është përkrahës i qeverisë Kurti, derisa ka thënë se vetëm nëse krahasohet Kurti me kryeministrat e kaluar, sipas tij, del të jetë kryeministri më serioz.

Gashi sërish ka folur për raportin e Williamsonit.

“Kush e gjen, ma siguron raportin e vërtetë të Williamsonit, e shpërblej me 10 mijë euro. Nuk është komike, po flas me të vërtetë. Po e shtojmë pak, le te bëjmë 20 mijë”, u shpreh Gashi.

Avokati Tomë Gashi edhe më herët pati ofruar shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo deputet ose qytetar i cili ia dërgon raportin e Clint Williamsonit, për të cilin ai thotë se i ka dërguar në burg Hashim Thaçin dhe të tjerët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petar Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”,  i…