Izraeli sulmohet me raketa nga Libani, një i vrarë e disa të plagosur

14 shkurt 2024 | 11:31

Raportohet se një grua është vrarë e shtatë të tjerë janë plagosur nga sulmet me raketa nga Libani në pjesën veriore të Izraelit.

Drejtori i përgjithshëm i shërbimit emergjent “Magen David Adom”, Eli Bin, ka thënë se një person është vrarë nga sulmi me raketa nga Libani, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Ai ka thënë në televizioni publik se mjekët i kanë kontrolluar ndërtesat e goditura nga zjarri i raketave dhe atje u gjet trupi i një gruaje.

Shtatë persona të tjerë janë plagosur nga sulmi, që si duket është kryer nga grupi Hezbollah me bazë në Liban.

Sipas ushtrisë izraelite, në shënjestër të raketave të hedhura nga Libani ishte Komanda Qendrore me bazë në Safed.

Spitali “Ziv” ka njoftuar se tetë persona të lënduar ishin sjellë në dhomën urgjente pas sulmeve me raketa në qytet, përfshirë një person në gjendje serioze.

Në njoftim është thënë se një person tjetër është në gjendje mesatare, ndërsa gjashtë po trajtohen për lëndime të lehta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti rus do të votojë më 21 shkurt për pezullimin…