Ja 5 futbollistët e skuadrave nga Milano që agjërojnë në muajin e Ramazanit

19 prill 16:06

Milan dhe Inter do zbresin në fushë në orën 21.00, në kuadër të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë. Akti i parë ka përfunduar 0-0 dhe sonte do vendoset se kush shkon në finale.

Siç e dijmë, ky është një muaj i shenjtë për të gjithë besimtarët muslimanë, pasi përgjatë 30 ditëve privohen nga të ngrënit dhe nga të pirit. Do të jenë 5 lojtarët e të dy skuadrave të marra së bashku që do zbresin në fushë në derbi, 2 orë pas iftarit.

Te Milani, agjërojnë lojtarë si Bennacer, Kessie dhe Bakayoko.

Në kampin e kampionëve të Italisë, janë 2 futbollistë që mbajnë ramazan. Bëhet fjalë për turkun Hakan Calhanoglu dhe boshnjaku Edin Dzeko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Daut Dauti Në filmin ‘Goldfinger’ të James Bondit, rolin…