Ja çfarë ka shkruar Kurti në librin e përkujtimeve për heronjët Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

23 nëntor 2019 | 16:20

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës për dëshmorët Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani në ditën e rivarrimit të tyre.

Me këtë rast në librin e përkujtimeve Kurti ka shkruar:

Afrimi e Fahriu, Bahriu e Agroni ishin veprimtarë të paepur të çështjes kombëtare që sot janë dëshmorë të kombit tonë. Këta luftëtarë të lirisë që nuk duronin shtypjen e padrejtësinë, shfrytëzimin e pabarazinë, janë dëshmi e qëndrueshmërisë së popullit tonë nga i cili dolën ata dhe për të cilin u flijuan ata. Historia jonë përbëhet prej dëshmorëve. Ardhmëria jonë varet nga besnikëria ndaj dëshmorëve.

Lavdi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë…