Ja çfarë po ndodh me tregun e veshjeve të përdorura “Second hand”

23 janar 2018 | 22:22

Për dekada me radhë, opsioni i dhurimit u ka ofruar vendeve të pasura mundësinë që të shkarkojnë pa “ndjesinë e fajit” ngarkesat e rrobave të tyre të vjetra.

Kjo praktikë ka krijuar një rrjet global tregtarësh që i grumbullojnë këto rroba dhe i transportojnë nëpër botë për t’i ricikluar apo për t’i ripërdorur duke i veshur.

Tani ky cikël por prishet. Trendët e modës janë duke u përshpejtuar, rrobat e reja po bëhen aq të lira sa dhe ato të përdorurat dhe vendet e varfra po i kthejnë shpinën rrobave të përdorura. “Nëse nuk ndërmerren ndryshime të rëndësishme në mënyrën sesi bëhen dhe tregtohen rrobat, kjo mund të sjellë një katastrofë mjedisore” shkruan Adam Minter në “Bloomberg”.

Artikullshkruesi evidenton se mes viteve 2000 dhe 2015 prodhimi global i rrobave është dyfishuar ndërsa numri mesatar i përdorimit të një veshje ka rënë me 36 %. Në Kinë, rënia është me 70 %.

Rritja e “fast-fashion” (modës së shpejtë) po krijon kështu një skenar të zymtë: Valën e rrobave të dorës së dytë që vazhdon të rritet, në një kohë që tregjet për ripërdorimin e tyre po zhduken, shkruan “scantv”. Nga një pikëpamje mjedisore, ky është një problem i madh. Tashmë, industria e tekstilit përbën më shumë emisione të gazeve serrë se të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe anijet detare të kombinuara; ndërkohë që tregjet e riciklimit po prishen.

Lajmi i mirë është se asnjë nuk ka stimulin më të mirë për adresimin e këtij problemi sesa industria tekstile vetë. Me rritjen e temperaturave dhe intensifikimin e thatësirave, ndryshimet klimatike mund të zvogëlojnë ndjeshëm prodhimin e pambukut dhe kështu të bëjnë prodhimin e veshjeve më pak të parashikueshëm dhe shumë më të shtrenjtë. Drejtuesit e industrisë janë të shqetësuar në mënyrë të qartë Pyetja është se çfarë duhet bërë për këtë gjë! Disa kompani po eksperimentojnë disa fibra të reja të përbëra nga materiali i ricikluar. Por në terma afatgjatë, industria do të duhet të bëjë përpjekje për të rifokusuar konsumatorët te cilësia dhe kohëzgjatja e një veshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, mori pjesë në tre vjetorin…