Ja çfarë thotë Challandesi se kush do të jetë kapiten i Kosovës

06 qershor 2019 | 18:38

Kosova nesër do luaj ndeshjen e dytë kualifikuese për “Euro 2020”, ndaj Malit të Zi.

Në konferencën e sotme trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur lidhur se kush do jetë kapiten i Kosovës në këtë ndeshje, pasi Ujkani pritet të jetë në stol, kurse tre kapitenet e tjerë Berisha, Shala dhe Kriezu mungojnë.

“Është e vërtetë që kemi humbur kapitenët,por çështja e kapitenit nuk është brenga jonë më e madhe. Unë do të shoh në stërvitjen që do ta kemi sonte se kush do të luajë e kush jo dhe pastaj do të vendosë për kapitenin”, ka thënë Challandes

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Vedat Muriqi në konferencë për medie para ndeshjes me…