BE-ja i kërkon Prishtinës ta themelojë urgjentisht asociacionin

26 prill 17:33

Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar Prishtinës që urgjentisht dhe pa vonesë të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq e ka cilësuar si pozitiv faktin që ka nisur puna në hartimin e statutit të këtij asociacioni, duke thënë se autoritetet e Kosovës kanë afat katër muaj, që të zbatojnë plotësisht këtë marrëveshje. “Presim rezultate. Është e nevojshme të zbatohet kjo marrëveshje, ashtu si edhe të gjitha të tjerat”, është shprehur Kocijaçiq, raporton “REL”.

Marrëveshja për Asociacionin është arritur në gusht të vitit 2015 dhe Prishtina ka nisur hartimin e statutit vetëm pak kohë më parë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të ndodhë paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe komuna e Therandës…