BE-ja kërkon tërheqjen e iniciativës për shfuqizimin e Speciales

12 janar 2018 | 11:46

Zyra e Bashkimi Evropian (BE) në Kosovë, nëpërmjet një deklarate për medie ka vlerësuar se çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Gjykatës Speciale e rrezikon punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit të bërë viteve të fundit.

Sipas BE-së, kjo do të ndikonte negativisht edhe në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. Prandaj, BE-ja ka inkurajuar nismëtarët e iniciativës së Kuvendit ta tërheqin atë.

“BE-ja i mirëpret deklaratat e fundit publike të liderëve politik në mbështetje të respektimit të obligimeve të Kosovës. BE-ja përgëzon mediet dhe shoqërinë civile për ngritjen e zërit ndaj kësaj iniciative të dëmshme. BE-ja e mbështet fuqishëm progresin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian”, është thënë në deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Deklarata e plotë e Zyrës së BE-së/ Përfaqësuese së Posaçme të BE-së, dhe Shefave të Misioneve të BE-së në Kosovë:

Më 22 dhjetor 2017, 43 deputetë të Kuvendit morën iniciativën për shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kjo iniciativë, e cila ende është pezull në Kuvendin e Kosovës, është një shqetësim ekstrem për BE-në dhe vendet anëtare të saj.

Në vitin 2014, Kosova u angazhua me BE-në për krijimin e Dhomave të Specializuara. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të demonstruar përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të  ligjit. Si rezultat, BE-ja e mirëpriti krijimin e Dhomave të Specializuara nga Kuvendi i Kosovës më 2015.

Çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara e dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikojë punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit të bërë viteve të fundit. Kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në.

Prandaj, BE-ja inkurajon nismëtarët e iniciativës së Kuvendit ta tërheqin atë. BE-ja i mirëpret deklaratat e fundit publike të liderëve politik në mbështetje të respektimit të obligimeve të Kosovës. BE-ja përgëzon mediet dhe shoqërinë civile për ngritjen e zërit ndaj kësaj iniciative të dëmshme.

BE-ja e mbështet fuqishëm progresin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian.

Progresi i Kosovës drejt integrimit në BE, duke përfshirë përpjekjet e vërteta të Kosovës për të garantuar demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe pajtimin sot ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë. Lidershipi i Kosovës duhet ta mbajë Kosovën qartësisht të përqendruar në agjendën evropiane, që i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor, në përputhje me dëshirat dhe pritjet e popullit të Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë artisti i…