Ja kur do të përfundojë viti shkollor

15 qershor 2021 | 15:43

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndryshojë datat e përfundimit të vitit shkollor për këtë vit.

Nga kjo ministri është bërë me dije se parashkollorët, klasat e para deri në të tetën do ta përfundojnë mësimin më 2 korrik.

Kurse klasat 9,10 dhe 11 parashihet ta përfundojnë mësimin më 21 qershor. Vendimi në fjalë është nënshkruar të martën nga ministrja Arbërie Nagavci.

Ditë më parë Nagavci kishte bërë me dije se viti shkollor do të përfundojë më 2 korrik, kurse testi i maturës do të mbahet më 26 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraelitët nuk do të mbajnë më maska në ambientet e …