Ja kur do t’i marrin studentët 100 eurot e qeverisë

24 nëntor 2022 | 14:35

Ekzekutimi i shtesave nga 100 euro për grupin e parë të studentëve aplikues pritet të ndodhë brenda këtij muaji.

Ani se nuk është bërë me dije numri i studentëve që kanë aplikuar për mbështetje me nga 100 euro nga pakoja për përballje me inflacion, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se po synojnë që brenda muajit nëntor të ekzekutohen shtesat për grupin e parë të studentëve aplikues.

Kryeziu ka thënë se kanë themeluar Komisionin zbatues, përgjegjës për verifikimin e të dhënave të aplikimeve. Sipas tij, ky komision është në komunikim të rregullt me universitetet për konfirmimin e listave.

“Tashmë kemi themeluar Komisionin zbatues, përgjegjës për verifikimin e të dhënave të aplikimeve. Ky komision është në komunikim të rregullt me universitetet për konfirmimin e listave. Varësisht nga konfirmimet, po synojmë që brenda muajit të ekzekutojmë shtesat për grupin e parë e studentëve aplikues”, ka thënë Kryeziu në një përgjigje për “Kosovapress”.

Aplikimi për studentët ka qenë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën “eKosova” ndërsa të drejtë aplikimi kanë pasur të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Kosovë.

Deri më tash shtesat nga qeveria janë ndarë për pensionistët nga 100 euro, për kategoritë sociale dhe për punonjësit e sektorit publik për muajin shtator dhe tetor nga 50 euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani i Suharekës…