Ja kush do të vaksinohet së pari

28 mars 2021 | 20:44

Ka arritur në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave kundër Covid-19.

Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” të cilat kanë ardhur përmes programit COVAX.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se Kosova tani fillon fazën e re të luftës kundër pandemisë Covid-19, përmes nisjes së vaksinimit.

Ai ka theksuar se fillimisht do të vaksinohen punëtorët në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës.

“Vaksinimi fillon këtë javë me prioritet personelin shëndetësor. Ata kanë qenë në vijë të parë të frontit dhe kanë bërë punë të jashtëzakonshme”.

“Edhe pse vaksinimi po fillon, nuk do të thotë se kësaj pandemie po i vjen fundi”, është shprehur Vitia, duke kërkuar që të vazhdohen të respektohen masat kundër koronavirusit siç është mbajtja e maskës, e distancës dhe e higjienës personale.

Ditëve të fundit, në Kosovë është regjistruar rritje e rasteve me Covid-19. Të dielën, u regjistruan dhjetë viktima dhe 914 raste. Kjo është shifra më e lartë e infektimeve ditore që janë regjistruar këtë vit.

Erdhën vaksinat “AstraZeneca”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte kanë arritur në Kosovë dozat e para të vaksinës…