Ja lisa e Panuccit për ndeshjet e marsit

14 mars 2019 | 13:49

22 dhe 25 mars janë datat kur Shqipëria përballet me Turqinë dhe Andorrën. Nisin kualifikueset për “Euro 2020” dhe të gjithë presin që kuqezinjtë të jenë tjetër skuadër nga ajo e Ligës së Kombeve.

Së fundmi është zbardhur edhe lista e lojtarëve që trajneri Christian Panucci do të ketë nën urdhra për këto dy përballje. Ka risi dhe lojtarë që nuk janë grumbulluar. Zgjedhjet janë të italianit, përgjegjësitë po të tijat.

Në listë risia është Kristi Qose, i cili është ftuar 5 vite më parë nga Ganni De Biasi. Rikthehen të dëmtuarit, Armando Sadiku dhe Amir Abrashi. Odise Roshi ka pak ditë që ka nisur stërvitjen, por mbetet jashtë për këto dy ndeshje. Kapiteni Mërgim Mavraj mungon, pasi me Skocinë u ndëshkua me karton të kuq dhe është i pezulluar. Kastriot Dermaku është mbrojtësi që mbetet jashtë. Naser Aliji, që tanimë po luan rregullisht te Dinamo e Bukureshtit, është ftuar sërish.

Lajm i mirë edhe ftesa për Kristal Abazajn, që tek Osijeku ka kapur direkt formacionin. Grazda është “befasia”, pasi ende nuk ka luajtur pas dëmtimit që pësoi në janar. Gjithsesi ai është stërvitur normalisht, kurse bie në sy mungesa e Rey Manajt. /Sportekspres/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka raportuar para…