Lekaj: Pagesa prej 53 milionë euro ndaj ‘Bechtel Enka’-s do të përfundojë më 1 qershor

14 mars 2019 | 13:49

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ku ka larguar edhe njëherë nga vetja përgjegjësinë për 53 milionë eurot e dhëna për ‘Bektel Enka’-n.

Sa i përket infrastrukturës, Lekaj ka deklaruar se Kosova është lider në rajon.
Deputetja Hykmete Bajrami ka pyetur ministrin Lekaj për pagesën prej 53 milionë eurosh, për vonesat e operatorit ekonomik.

“Pse nuk është dënuar kompania kur është vonuar. Unë e di, ju jeni ministër i Infrastrukturës, mirëpo neve na duhet një arsyeshmëri për ndërtimin e autostradave dhe mundësisë së qyteteve që të lidhen me të, kur janë vetëm disa kilometra larg”, pyeti ajo.

Ministri Lekaj ka thënë se është saktësuar që të përfundohen të gjitha pagesat më 1 qershor të vitit 2019. “Ne kemi dhënë një sqarim. Kur jemi te pagesa 53 milionë, kur të përfundojë projekti, unë mund të themi se 10 përqindëshi i kontratës nuk është kryer”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës së tij në Japoni, kryetari i…