Ja ndeshja e fundit që Brayant zhvilloi si profesionist

26 janar 2020 | 22:58

Legjenda e basketbollit, Kobi Bryant, ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, pas një aksidenti tragjik me helikopter privat.

Kobi njihej me nofkën “Mamba e Zeza”, për shkak të stilit të tij të lojës. Bryant zyrtarizoi tërheqjen nga basketbolli i luajtur në sezonin 2015-16. Gjatë gjithë atij sezoni, tifozët e të gjitha ekipeve e prisnin si hero në palestrat e tyre legjendën, për kontributin që i kishte dhënë këtij sporti.

Loja e tij e fundit ishte kundër Utah Jazz. Të gjithë prisnin nga Kobe që të kishte një paraqitje të mirë, për moshën që e kishte nuk priteshin shumë pikë. Por Brajant gjithsesi arriti të surprizonte të gjithë edhe një herë të fundit.

Ai shënoi 60 pikë në fitoren dramatike të ekipit të tij Lakers, klub në të cilin luajti gjatë gjithë karrierës si profesionist. Shikoni më poshtë pamjen dhe spektaklin që dhuroi Bryant në këtë ndeshje:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli ka mposhtur 2 me 1 Juventusin për të mbajtur…