Ja pse çifti i famshëm i telenovelave nuk dëshiron të martohet

20 tetor 2019 | 13:11

Që nga “Teresa”, seriali i famshëm ku Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer ishin protagonistë, dyshja ishte e destinuar për të mos u ndarë më. Prej vitesh, dy aktorët e famshëm jetojnë një histori të bukur dashurie por, për martesë, as nuk kanë ndër mend. Sipas mediave spanjolle, së fundi Rulli është vënë në shënjestër të lajmeve rozë sepse nuk po zbulohej arsyeja pse ai dhe partnerja e tij po qëndrojnë kaq larg altarit. Siç mësohet të ketë thënë vetë aktori, ai nuk beson shumë te martesa, por beson te dashuria dhe lidhja e fortë që ai dhe Angelique kanë për njëri-tjetrin. Sipas Rullit, martesa nuk e bën një çift më të përgjegjshëm, por dashuria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Sadat Pajaziti është larguar nga skuadra e Vëllaznimit të…