Ja pse Conte refuzoi Realin

31 tetor 2018 | 16:34

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez duket se nuk e ka harruar Jose Mourinhon.

Ky është skenari që mund të ndodhë në verë ose ndoshta më shpejt nëse në Manchester United do të ketë zhvillime gjatë kësaj kohe që lidhen me të ardhmen e trajnerit portugez.

Reali i Madridit kërkon Jose Mourinho dhe kjo gjë do t’i hapte rrugën një kalimi të mundshëm të Contes në Manchester. “Gazzetta Dello Sport” raporton se kjo është një nga arsyet pse Konte refuzoi Realin e Madridit sepse shpreson që të ketë zhvillime dhe shkarkime në fundin e këtij sezoni. Ai do të ishte gati për t’u rikthyer në skenë si protagonist dhe në Angli do të kërkonte të bënte sërish histori për të ringritur një ekip të madh si Unitedi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të…