JA PSE GANIMETE MUSLIU E MERITON VOTËN TUAJ
E rritur në një mjedis ku idealet e larta kombëtare ishin vlera të pakontestueshme, Ganimete Musliu asnjëherë nuk zgjodhi rrugën e lehtë për të arritur këtu ku është sot.
Ajo gjithmonë ndoqi rrugën e saj me hapa të qëllimshëm dhe të qëndrueshëm. Kështu, ajo zhvilloi pjekurinë politike që duhet ta ketë çdo përfaqësues i vërtetë i popullit.
Ganimete Musliu është e guximshme kur kërkohet guxim, e vendosur kur heshtja duhet të thyhet dhe parimore e pakompromis kur fati i atdheut dhe i kombit është në rrezik.
Qëndroi me integritet dhe nuk u bë kurrë pjesë e pazareve politike.
Refuzoi të ngrinte dorën kur ndërgjegjja i tha të kundërtën.
Refuzoi të ishte një figurë e heshtur në jetën publike.
Por, mbi të gjitha, ajo tregon besnikëri të palëkundur ndaj njerëzve që i besuan votën e tyre, edhe atëherë kur kjo besnikëri i rrezikoi të ardhmen e saj të fituar me mund.
Tek Ganimete Musliu, mbështetësit e saj nuk shohin një oportuniste, por një grua me bindje dhe parime të forta.
Për gratë e reja, ajo është një shembull i gjallë se si formohet një figurë publike me përkushtim dhe përgjegjësi.
Karakteri i saj e bën atë një nga gratë më të spikatura në politikë dhe një nga figurat kyçe në Partinë Demokratike. Prandaj, ajo meriton mbështetjen e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Janë dy momente që nuk duhet të harrohen asnjëher: kur Ganimete Musliu votoj Kundër Gjykatës Speciale dhe kur votoj Dimal Bashës për kryetar Kuvendi.
Në listën e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu mban numrin 12.



