Beqa: Malisheva është e vendosur për ndryshimin e madh

12 dhjetor 2025 | 13:59

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka deklaruar se Malisheva po shkon e vendosur drejt një ndryshimi të madh politik. Ai ka bërë të ditur se gjatë një vizite në këtë komunë ka zhvilluar një takim të përbashkët me disa nga kandidatët e tjerë të PDK-së.

“Së bashku me disa kandidatë të PDK-së, ndamë një kafe të përbashkët në Malishevë, duke biseduar nga afër për shqetësimet e qytetarëve, vizionin për zhvillim dhe rrugën drejt fitores”, ka shkruar Beqa, i cili në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 28.

Sipas tij, atmosfera në Malishevë është optimiste dhe energjia për ndryshim është e prekshme në çdo takim me qytetarët. Ai ka theksuar se prioritetet e tij dhe të partisë mbeten zhvillimi ekonomik, krijimi i mundësive të reja për të rinjtë dhe përmirësimi i shërbimeve publike.

Beqa ka shtuar se beson në një rezultat të fuqishëm të PDK-së në këtë komunë dhe në nivel vendi, duke apeluar për mobilizim të qytetarëve në ditën e votimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, sot ka dhënë…