Ja pse në Gjermani ka më pak viktima se në vendet e tjera

30 mars 2020 | 13:07

Nëse shikoni statistikat, Gjermania ka një shkallë shumë më të ulët vdekjesh se sa të gjitha vendet që e rrethojnë: rreth 62 mijë infeksione, por 541 viktima.

Çfarë fshihet prapa këtyre numrave?

“BBC” shkruan se shpjegimi më i saktë është testimi i gjerë i popullsisë. Gjermania filloi testimet herët, që në konfirmimin e rasteve të para që kishin simptoma të lehta.

Kjo do të thotë se numri i rasteve të konfirmuara është shumë afër numrit të vërtetë të infeksioneve për shkak se në disa raste nuk shfaq simptoma.

Ndërkohë në vendet e tjera ndodh ndryshe.

Numri i rasteve të konfirmuara në Itali, Spanjë dhe Britani, janë vetëm një fraksion i të gjithë të infektuarve.

Një tjetër shpjegim është edhe sistemi shëndetësor. Gjermania ka më shumë kapacitete për terapi intensive se Franca, Italia apo dhe Btitania e Madhe.

Kjo do të thotë se sistemi mjekësor aktualisht mund t’ia dalë me personat që janë shumë të sëmurë.

Pacientë nga Italia dhe Franca janë dërguar në Gjermani për t’u trajtuar.

Megjithatë nëse numri i të sëmurëve rëndë arrin pikun edhe sistemi shëndetësor gjerman do ta gjente veten shumë të mbingarkuar. /tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që futbolli dhe çdo sport tjetër në botë është…