Ja pse u largua Dojna Mema nga Top Channel

25 tetor 2020 | 22:57

Largimi i Dojna Memës nga Top Channel pak muaj më parë bëri shumë bujë në rrjete sociale. Ka qenë vetë moderatorja ajo e cila bëri të ditur largimin e saj duke mos dhënë më shumë detaje mbi arsyen pse u detyrua të merrte këtë vendim.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Why Not në Rtv Ora, Dojna  foli për herë të parë mbi largimin e saj nga vendi ku punonte prej shumë vitesh.

Dojna tregon se në Top Channel  ka filluar punë që në moshën 19 vjeçare, mirëpo tani në këtë fazë që ajo ka arritur nuk po përshtatej më.

“Për të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur e dinë që kam që 19 vjeç në Top Media. Ishte e vetmja shtëpi mediatike që unë kisha patur ndonjëherë, pra nuk vija nga ndonjë eksperiencë e mëparshme.

Unë kam bërë vetëm Top Channel dhe ishte një vendim i vështirë të shkëputesha nga shtëpia ime e parë. Ishte një vendim i nevojshëm në një kohë kur unë kërkoja të bëja gjëra të mijat. Ka qenë një shkëputje shumë e butë dhe për këtë më vjen shumë mirë, ka qenë një shkëputje me respekt nga të dyja palët. Ishte një moment që unë kisha shumë nevojë të eksperimentoja me gjëra të reja.

Në këtë fazë Top Channel kishte një linjë editoriale që nuk përshtatej me gjërat që unë doja të bëja specifikisht, kështu që ishte më mirë për të dyja palët që të merrnim një shkëputje nga njëri-tjetri”– tregon Dojna.

Dojna Mema është një nga ato moderatoret të cilat i nxjerr me “pinca” të rejat nga personazhet e njohur. Mirëpo, kur vjen puna te jeta e saj private ajo është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Why Not në Rtv Ora dashur pa dashur  nuk i shpëton dot pyetjeve me spec të Roza Latit dhe  do t’i duhet të flasë edhe për jetën e saj personale.

Qarkulloi shumë nëpër portale lajmi se Dojna është në një lidhje dashurie me këngëtarin, Vlashent Sata.

Këto dyshime kanë filluar që në momentin kur këngëtari publikoi këngën “Copëzat”  ku në videoklipin e saj është pjesë Dojna.

Më pas dyshimet filluan të shtoheshin më tej ku si për koincidencë, moderatorja dhe këngëtari publikonin foto nga i njëjti vend.


Për të gjitha këto Dojna e ka një përgjigje duke thënë se kanë qenë një rastësi

“Bëjnë njerëzit foto të njëjta. E njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit. Të gjithë thanë që duket sikur është një këngë për ty”– thotë ajo.

Gjithsesi,  ajo nuk hodhi poshtë faktin se zemra i rreh fort për një person. Prej dy vjetësh e gjysëm është në një raport dashurie dhe nëse është Vlashenti apo jo nuk e dimë Dojna përsëri na bëri konfuzë.

“Unë jam në një raport dashurie, një raport i cili ka shumë vite që zgjat nuk është rishtaz. Ka 2 vite e gjysëm që zemra më rreh fort”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus bën ndalesën e dytë radhazi në Seria A dhe…